Shembet një pjesë e urës së Maliqit, ndryshohet lëvizja e mjeteve

schedule17:20 - 16 Mars, 2019

schedule 17:20 - 16 Mars, 2019

Në dalje të Maliqit është shembur ura që lidh Korçën me Gramshin. Ndërsa Autoriteti Rrugor ka ndërhyrë për ta rregulluar, është ndryshuar lëvizja e mjeteve në këtë rrugë.

Ura në dalje të Maliqit, që shërben për të lidhur Korçën me Gramshin, është shembur pjesërisht gjatë natës së kaluar.

Një masiv i bazamentit të urës, gërryer nga ujërat e përrenjve dhe amortizimi, është shkëputur, duke e nxjerrë objektin jashtë funksionit.

Autoriteti Rrugor ka bllokuar lëvizjen e mjeteve të tonazhit të lartë, ndërsa lëvizja e mjeteve të tjera,drejt Gramshit dhe Korçës, bëhet vetëm në një sens, deri në përfundim të ndërhyrjes rehabilituese,nga subjekti që mirëmban këtë aks nacional.

Pas konstatimit të situatës dhe marrjes së masave për të shmangur qarkullimin e mjeteve, kanë filluar punimet për riparimin e pjesës se dëmtuar të urës, duke ndërhyrë me mbushjen e argjinaturës.

Punimet për riparimin e uresë pritet të zgjatin disa ditë, ndërsa qarkullimi i mjeteve do të vijojë të jetë i reduktuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!