Shembet një pjesë e rruge nacionale Lushnje-Divjakë

schedule14:52 - 6 Nëntor, 2018

schedule 14:52 - 6 Nëntor, 2018

Një rrugë mjaft e frekuentuar nga banorë dhe që shërben për tregtarë të huaj, ajo e Lushnje-Divjakës është dëmtuar. Një pjesë e saj është shembur dhe banorët kërkojnë të ndërhyhet para se të nisin reshjet.

 

Një shkop i mbështjellë me qese plastike shërben si sinjalistikë që mjetet të mos kalojnë në zonë. Rruga është shembur në një pjesë të saj. Ky është segmenti nacional Pushimi i Shoferit-Divjakë i gjatë 24 km dhe që përdoret nga rreth 50 mijë banorë. Një zonë e rëndësishme në fushën e turizmit, agrobisnesit dhe bujqësisë. Pranë fshatit Gradisht, kilometri i parë është dëmtuar. Në gjatësinë prej 20 metër asfalti ka rënë i gjithë. Shembja ka nisur prej kohësh, por asnjëherë nuk janë marrë masa serioze për riparimin e saj. Një vit më parë, këtu u hodh një shtresë e hollë asfalti, i cili rezistoi vetëm disa muaj. Rreziku rritet gjatë natës sepse nuk ka ndriçim dhe pjesa e shembur është e padukshme për drejtuesit e mjeteve.

Banori 1: “Ka 1 vit kështu kjo pjesa këtu. Që kur qenë ato shirat e shumta.”

Banori 2: “Ditën edhe duket, por natën aty bëhet një katastrofë e paparë.”

Rruga ndërpritet nga linja hekurudhore Lushnje-Fier, e cila ndodhet disa metër pranë zonës së shembjes. Banorët i tremben sezonit të reshjeve pasi dëmtimi i rrugës mund të ndërpresë plotësisht qarkullimin rrugor.

Shoferi 1: “Para 1 vjave këtu ra motori dhe desh ra viktimë drejtuesi.”

Drejtuesi 2: “Këtu është gati për fatkeqësi, ishalla i ruan Zoti shoferët që kalojnë këtu.”

Rruga u shërben shumë mjete të tonazhit të rëndë dhe përveç frekuentimit turistik është zonë me potencial të lartë të zhvillimit bujqësor. Sipërfaqjet mbillen kryesisht për eksporte, ç’ka e bën shumë të frekuentueshëm nga të huajt linjën Pushimi i shoferit–Divjakë. Është nyje e rëndësishme e autostradës Lushnje-Fier, pasi lidh jugun e Shqipërisë me Divjakën dhe shkurton distancat me Tiranën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!