Shëmbet ndërtësa para Arenës Kombëtare te sheshi “Italia”. Godina 4-katëshe ishte ndërtuar para disa vitesh në hapësirë publike, dhe në të ishin vendosur disa biznese, bar kafe, restorante, dhe fast-food.
Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj thotë se tashmë tashmë sheshi “Italia” hapet plotësisht në funksion të qytetarëve.
“Çibani i fundit!
Iken ngrehina e mbetur nga aksi qendror i Tiranes per ta hapur plotesisht Sheshin Italia per Arenen Kombetare
Shpronesim per ata me leje, prishje per te fortet qe shtuan katet pa leje ne kohe te Lulit e Kunatit famekeq #TiranaNukNdalet”, shkruan kryebashkiaku Veliaj.