Shembet ndërtesa në Mumbai, 11 të vdekur, mes tyre 8 fëmijë

schedule08:56 - 10 Qershor, 2021

schedule 08:56 - 10 Qershor, 2021

Të paktën 11 persona, përfshirë tetë fëmijë, vdiqën pas shembjes së një ndërtesë në Mumbai, sipas një njoftimi nga zyrtarët lokalë. Incidenti ndodhi afër mesnatës në periferi të Mumbai. Tetë persona kanë mbetur të plagosur dhe po marrin trajtim në spitalet pranë, thanë zyrtarët.

 

15 persona mbetën të bllokuar po fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. Shtëpia i përkiste Mohammad Rafiq, i cili humbi nëntë anëtarë të familjes së tij. Ai nuk ndodhej në shtëpi në momentin  kur ndodhi ngjarja tragjike. Vetëm një nga djemtë e tij arriti të mbijetonte.

Ministri i Maharashtra Aslam Shaikh, i cili vizitoi vendin pas incidentit, tha se shtëpia u shemb për shkak të reshjeve të mëdha të shiut./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!