Shembet ndërtesa në Indi, vdesin shtatë persona, dyshohen për të tjerë të bllokuar

schedule08:37 - 7 Korrik, 2024

schedule 08:37 - 7 Korrik, 2024

Shembja e një ndërtese në Indi i ka marrë jetën të paktën shtatë personave.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur të shtunën, në shtetin perëndimor indian të Gujarat, ndërsa dyshohet se ka persona të bllokuar në ndërtesë.

Operacionet e shpëtimit rifilluan të dielën ndërsa ekipet u përpoqën të pastronin mbeturinat pas shembjes, tha zëvendëskomisioneri i policisë së qytetit Rajesh Parmar, duke shtuar se është e paqartë se sa njerëz janë ende të bllokuar.

Në lidhje me ngjarjen nuk ka ende informacion mbi shembjen e ndërtesës, ose cfarë mund ta ketë shkaktuar.

/abcnews.al