Një shembje e pjesshme në një minierë qymyri në veri të Turqisë ka vrarë sot një punëtor dhe ka plagosur gjashtë, tha ministri turk i Shëndetësisë Fahrettin Koca.
Incidenti ndodhi në minierën e qymyrit Armucuk, në pronësi të Institutit shtetëror të Qymyrit Turk (TTK), në rrethin Eregli të provincës Zonguldak, u tha gazetarëve guvernatori Ozman Hatcibektasoglou.
Aksidenti ndodhi 450 metra nën sipërfaqen e tokës, tha guvernatori, pa sqaruar se çfarë e shkaktoi shembjen.
Minatorët e lënduar janë duke u trajtuar, shtoi ai.