Shembet miniera e arit në Sudan, raportohet për 31 viktima

schedule08:50 - 29 Dhjetor, 2021

schedule 08:50 - 29 Dhjetor, 2021

Të paktën 31 minatorë kanë humbur jetën pas shpërthimit të një minierë ari në Sudan, sipas mediave lokale. Ndërkohë 8 minatorë rezultojnë ende të zhdukur dhe vetëm një prej tyre është nxjerrë i gjallë nga rrënojat.

Nxjerrja e arit është një burim i rëndësishëm i këmbimit valutor në Sudan, i cili humbi tre të katërtat e të ardhurave të naftës dhe gati 80% të burimeve të tij valutore pasi Sudani i Jugut fitoi pavarësinë e tij në 2011.

Rreth 2 milionë njerëz punojnë në minierat në Sudan.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!