Pjesë të një hoteli në qytetin kinez të Suzhou janë shembur duke u marrë jetën tetë personave. Sipas raportimeve të medias shtetërore, ekipet e shpëtimit po kërkonin nën rrënoja për të paktën nëntë të humbur.
Shembja e një pjese të hotelit Siji Kaiyuan në qytetin bregdetar ndodhi të hënën pasdite. Ministria e Menaxhimit të Emergjencave dërgoi më tej një ekip për të ndihmuar në operacionin e shpëtimit. Shkaku i shembjes mbetet ende nën hetim.
Siji Kaiyuan është një hotel që e ka nisur aktivitetin në 2018. Pjesa që u shemb ishte tre kate ndërsa në total hoteli kishte 54 dhoma. s.b/abcnews.al/