Shembet hoteli karantinë në Kinë, humbin jetën 4 persona të zhdukur 29 të tjerë

schedule07:50 - 8 Mars, 2020

schedule 07:50 - 8 Mars, 2020

Të paktën katër njerëz kanë vdekur dhe 29 të tjerë rezultojnë të humbur pas shembjes së hotelit i cili ishte karantinuar në Kinë në qytetin Quanzhou, në provincën jugore të Fujian.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se ekipet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë akoma punën për të gjetjen e personave që kanë mbetur nën gërmadhat e hotelit 5 katësh që u shemb të shtunën.

Ministria e Menaxhimit të Emergjencave është shprehur se nga 71 persona të bllokuar, fillimisht u shpëtuan 38 persona.

Ndërkohë akoma nuk dihen se çfarë e shkaktoi shembjen e hotelit./abcnews.al