Një vajzë ka mbetur e lënduar pas rënies së çatisë së objektit të Komunës së Prishtinës në lagjen Arbëria.
Sipas mediave vendase, mësohet se në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë policia, zjarrfikësit dhe ekipi i ndihmës së shpejtë.
Sakaq, është konfirmuar se ka edhe dëme materiale të konsiderueshme në disa automjete.
Ndërkohë, policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave të ngjarjes./abcnews.al