Kristaq Skrami në një intervistë në “ABC e Mëngjesit”, në ABC News, foli për festivalin Teatror, që është prezantuar në skenën e Teatrit të Vlorës,” Petro Marko”, “Shekspiri zbret në Vlorë”.
Gjatë intervistës theksoi se këtë vit u organizua për herë të parë në Vlorë, por theksoi se synimi i tij është që të ketë vazhdimësi. Ai tregoi se bashkëpunëtorë në këto shfaqje janë edhe Teatri i Gjakovës dhe Teatri i Prizrenit.
Festivali ka nisur të shtunën dhe do të vazhdojë deri më 13 nëntor në ora 19:00.
“Me trupën e teatrit të Vlorës me katër aktorë ne kemi realizuar edhe një shfaqje të plotë. Ka korin veshjet e aktorëve, kostumet që janë inspiruar nga personazhe kryesore të Shekspirit. Festivali startoi ditën e shtunë, sot është shfaqja e Teatrit të Vlorës. Synimi im është që ky festival të vazhdojë gjatë në Vlorë”, tha ai.
/abcnews.al/