PSG, pas dështimit në Champions League, mendon për t’u përforcuar në verë dhe gazeta italiane Gazzetta dello Sport shkruan se objektivi i tyre është një prej yjeve të Milanit.
Bëhet fjalë për portugezin Rafael Leao, i cili po shkëlqen këtë sezon të kuqezinjtë. Italianët i kanë ofruar rinovimin, ndërsa PSG raportohet se ka gati një ofertë.
Francezët ofrojnë 70 milionë euro për Milanin, kurse për Leao një kontratë prej të cilës do të përfitonte 6 milionë euro në sezon.
Fjalën e fundit e kanë kryesuesit e Serie A, pasi sulmuesi – autor i 11 golave këtë sezon – ka kontratë deri më 30 qershor 2024. / abcnews.al