Me siguri te Barcelona nuk ndjehen mirë kur dëgjojnë lajme të tilla. Espanyol është në shitje dhe kinezët e Rastar janë në pritje të ofertave.
Radio Marca shkruan se deri më tani janë bërë dy oferta, një nga Amerika e Veriut dhe një nga Qatar Sports Investments.
QSI është e njohur, pasi zotëron PSG-në dhe marrëdhëniet me drejtuesit e Barcelonës nuk i ka pasur të mira.
Së fundmi u fol edhe për blerjen e Braga në Portugali, por ky lajm më pas u hodh poshtë. Mbetet të shihet nëse zërat për blerjen e Espanyol janë të vërteta. / abcnews.al