Julian Shehu, mesfushori i Laçit, në lidhjen direkte me emisionin “Gol pas Goli” në Supersport tha: “Japim maksimumin në çdo ndeshje, sidomos në fushën tonë. Ky është detyrim. Për mua personalisht nuk ka ndryshuar gjë, jap më të mirë. Ishte ndeshje e rëndësishme dhe morëm tre pikët. Shpresojmë të ruajmë këtë ritëm”.
“Titulli? Laçi ka traditë kupat e Europës. Nuk kemi objektiv titullin. Të kapin Europën, pastaj të shohim. Edhe mund të arrihet te titulli”, shtoi mesfushori, i cili vjet bëri një sezon shumë të mirë me Kastriotin.
“Nuk besoj se duhet të mërzitet Starova. Ndoshta jemi përshtatur mirë me trajnerin e ri. CCdo trajneri ka filozofinë e tij. Partizani? Duhet të mendojmë për veten, kaq”, përfundoi Shehu. /abcnews.al