Shehu goditi Berishën me grusht/ Mjekësia ligjore: Ka probleme të shëndetit mendor

schedule15:24 - 28 Maj, 2023

schedule 15:24 - 28 Maj, 2023

TIRANË- I riu që goditi me grusht ish-kryeministrin Sali Berisha dhjetorin e kaluar është person me problem mendore. Në këtë përfundim kanë dalë 4 ekspertët e mjekësisë ligjore dhe materiali është depozituar në prokurorinë e Tiranës.

Për këtë hetuesit i kanë kërkuar gjykatës që të pushojë hetimet dhe të vendosë shtrim të detyruar  spitalor për Shehun. 31-vjeçari mbahet i izoluar në ambientet e burgut 313 në kryeqytet prej dhjetorit të kaluar.

Ende nuk është caktuar një datë se kur do të shqyrtohet kërkesa e prokurorisë nga gjykata, ndërsa akuzat e goditjes për shkak të detyrës dhe plagosjes me dashje  pritet të rrëzohen për shkak se Shehu nuk mund të ndiqet më penalisht.

Ngjarja ndodhi më 6 dhjetor të vitit të kaluar kur shehu qëlloi me grusht në fytyrë ish-kryeministrin Berisha gjatë një proteste të thirrur nga opozita.

31-vjeçari arriti të kalonte perimetrin e sigurisë dhe të godiste me grusht Berishën. Kjo nuk është hera e parë që Shehu përballet me drejtësinë.

Ai rezulton person me precedentë të mëparshëm penalë, pasi fillimisht është arrestuar me një sasi kanabis, ndërsa në vitin 2017, është gjobitur për rrahjen e një personi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!