Shehu feston me gol/ Mesfushori shënon në Poloni pas debutimit kuqezi

schedule13:47 - 29 Mars, 2025

schedule 13:47 - 29 Mars, 2025

Julian Shehu e festoi me gol debutimin në Kombëtaren shqiptare.

Mesfushori 26-vjeçar realizoi në elitën e futbollit të polak, në një ndeshje të rëndësishme. Ai ishte autor I golit të dytë të skuadrës së tij, Vidzev, që ia doli 2-0 jashtë fushe.

Shehu shënoi në minutën e 22-të, ndërsa luajti titullar, siç ndodh gjithmonë. Mesfushori kuqezi pati mundësi të shënonte edhe një tjetër gol në pjesën e dytë, por gaboi para portës.

Shehu u thirr në kombëtare nga trajneri Silvinjo për ndeshjet eliminatore të Kupës së Botës këtë muaj, dhe bëri debutimin duke luajtur titullar ndaj Andorrës, në fitoren në “Arenën Kombëtare”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!