Shehu: Derbi ka lojën e vërtetë, fitorja qetëson Partizanin

schedule22:56 - 26 Shtator, 2019

schedule 22:56 - 26 Shtator, 2019

Ylli Shehu është një nga ata sulmuesit që ka spikatur me Partizanin e normalisht ka provuar të luajë edhe në derbi. Shehu, aktualisht trajner i 19-vjeçarëve të kuq, i ftuar në emisionin “Pressing” në ABC News flet për sfidën Tirana-Partizani.

“Tirana-Partizani është histori. Nuk është folur kurrë për trukim, është lojë e vërtetë dhe tifozët duan ta ndjekin. Është futbolli që duan të shohin. Shërben edhe për të afirmuar lojtarët. Do jetë i bukur për të parë”.

“Nuk e di nëse sulmi i Tiranës është më i miri. Kanë sulmues të mirë, por kanë edhe ekipe të tjera. Kjo është ndeshje derbi, ndryshon nga të tjerat. U fol për Tiranën shumë, por dua të them që edhe te Partizani janë bërë shumë afrime. Kanë edhe ata elementë cilësorë në sulm. Tirana ka afruar shumë lojtarë, sa trajneri nuk di kë të fusë”.

“Flitet për formën e ekipeve në këto momente. Ekipet që vijnë nga faza nuk e gjejnë formën direkt, derisa sa ta stabilizohet formacioni dhe lojtarët të japin më të mirën. Në Europë Partizani luajti mirë. Derbi duhet fituar, pasi qetëson shumë gjëra”.

“Partizani ka humbur agresivitetin në sulm. Lihen edhe mbrapa hapësira. Kukësi dhe Laçi e kanë zënë në zonën bosh. Duhet të vendosë lojtarë që t’i mbulojë ato hapësira prapa. Duhet të dalin para portës dhe të jenë të qetë për të shënuar”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!