Ylli Shehu, ish-sulmuesi i Partizanit, në lidhjen direkte me ABC News me gazetarin Gerti Ccarccani, foli për derbin e sotëm mes Partizanit dhe Tiranës. “Derbi është gjithmonë derbi, i bukur dhe i pritur nga të gjithë ne. Fakti që janë shitur 20 mijë bileta e tregon këtë. Është ndeshja më e vërtetë e kampionatit, e fortë dhe që luhet me shpirt. Të dyja ekipet luajnë me shpirt”.
“Të dyja skuadrat kanë pasur luhatje, por sonte do të ketë tjetër përqendrim. Do jetë e luftuar si ndeshje. Mungesat e Telushit dhe Brojës ndikojnë, por të dy trajnerët kanë lojtarë të mirë që mund t’u besojnë edhe derbin”.
“Nuk besoj se ndikon lëvizja në pankinë. Tirana ka lojtarë të mirë dhe që luan bukur. U kanë munguar rezultatet. Partizani është i mirë fizikisht dhe shpirti i garës i ka sjellë deri këtu. Parashikimi? Në futboll ndodh çdo gjë, askush nuk e parashikon. Ka gjithmonë një herë të parë dhe mund të fitojë një ditë”. /abcnews.al