Nga Juxhin Mustafaraj
Mazhoranca dhe opozita do të vendosen paraditen e të hënës sërish përballë njëra tjetrës për të diskutuar mbi ndryshimet kushtetuese që po diskutohen në Kuvend.
Aleati i demokratëve, Dashamir Shehi është i bindur se shqetësimi i Ramës nuk është ndryshimi i sistemit dhe hapja e listave, por vetëm heqja e koalicioneve.
“Kushtetuta paska qenë një leckë pa vlerë. Jo për ndryshime sistemi për filozofi politike, por edhe për interesa ndryshohet. Çfarë ka bërë zoti Rama? Ka bërë sondazhet e veta, nuk i leverdis me këtë marrëveshje po të bëjë disa ndryshime të eliminojë koalicionin, i dalin llogaritë më mirë”, shprehet ai.
Ndryshimet që po diskutohen aktualisht në Kuvend, për kreun e LZHK-së nuk kanë asnjë interes pas listat nuk po hapen dhe sistemi nuk do të ndryshojë.
“I bën ndryshimet në një kohë pasi ka bërë një marrëveshje. I bën ndryshimet për gjëra anësore dhe jo thelbësore. I bën ndryshimet për listat e hapura, por në fakt listat janë të mbyllura”, thotë Shehu.
Por a ndikon heqja e koalicioneve në rezultatin që opozita pritet të marrë në zgjedhjet e ardhshme?
“Nëse e bën me koalicione apo pa koalicione, puna e tij ka mbaruar. Ideja e koalicionit ndihmon për demokracinë. T’i mos e hiq të drejtën e koalicioni, ata që duna ta bëjnë le ta bëjnë. Ditën që hiqen koalicionet opozitës i hiqet një mundësi”, thotë më tej ai.
Pas marrëveshjes së 5 qershorit, aleatët e opozitës, përfshirë edhe Dashamir Shehin deklaruan se pavarësisht se do të ishin pjesë e koalicionit opozitar, në zgjedhje do të garonin nën logon e forcave të tyre dhe jo në listën e PD./abcnews.al/