Shehi: Nuk do kandidoj për Bashkinë e Tiranës, koha për t’i hapur rrugë brezit të ri

schedule21:48 - 18 Tetor, 2022

schedule 21:48 - 18 Tetor, 2022

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka deklaruar mbrëmjen e sotme në emision “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo,  se ai nuk do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës.

Shehi tha se ka ardhur koha që gjithsecili të tërhiqet nga pak për t’i hapur rrugë brezit të ri.

I pyetur nga moderatori Xhafo se përse kjo tërheqje pasi në 2019-n e la të hapur mundësinë për kandidimin për të qenë qytetari i parë i Tiranës, Shehi tha se kanë kaluar katër vjet dhe ai është edhe më i vjetër.

Ndërsa shtoi se kandidimi i tij nuk do të sillte bashkimin e opozitës, prandaj duhet një emër që i bën të gjitha palët bashkë.

Pjesë nga biseda:

Xhafo: Në 2019-tën nuk ja mbylle derën vetës për një kandidim të mundshëm në Tiranë, ke ndryshuar?

Shehi: Jam një katër vjet më i vjetër. Situata aktuale është që të gjithë të heqim nga pak dorë nga vetja jonë për t’i hapur rrugë brezit të ri. Po të kandidoj unë nuk e bëj atë bashkimin e opozitës. Është momenti të dalin figura të reja. Ne na bashkojnë tre gjëra në këtë rast, na bashkon lufta kundër PS-së, lufta kundër arrogancës së Ramës, na bashkon edhe kandidati i përbashkët. Unë mendoj se janë të mjaftueshme për të përballuar një betejë elektorale. Kush na nda? Na ndajnë shumë gjëra, prandaj duhet të amplifikojmë këto që na bashkojnë.

/Taulant Halili/Abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!