Një tjetër derë është hapur në karrierën e tij. Orges Shehi nuk ka shumë ditë që u prezantua si trajner I Partizanit, ndërsa pas fazës përgatitore në Turqi, e nisi Superligën me fitore.
Tekniku durrsak do të provojë të fitojë me të kuqtë, atë që arriti tek Tirana në 2022, titullin kampion.
Shehi nuk është i shqetësuar që Partizani pati shumë barazime radhazi.
Brenda sezonit është në dy skajet e ndryshme të derbit, nga tiranas në të kuq.
Cilët sheh trajneri si rivalët kryesorë për titull?