Shehi: Lojtarët më acaruan në fund, Europa në dorën tonë! Danso? Ju tregoj ç’ka ndodhur

schedule21:18 - 13 Maj, 2021

schedule 21:18 - 13 Maj, 2021

Tirana nuk mundi të shkonte më shumë se te një barazim pa gola në derbi me Partizanin. Kampionët në fuqi po tentojnë të arrijnë të paktën kualifikimin në Eurupës, në mënyrë që të shmangin dështimin e madh. Trajneri Orges Shehi, pas ndeshjes, foli në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport.

“Ndeshje derbi janë të luftuara, të forta në çdo sektor të fushës. Maksimumi 1-2 raste ke. Kemi bërë mirë mendoj. Bëmë presing në fillim, më pas u shkëputën repartet dhe Partizani përfitoi. Në pjesën e dytë u munduam të dalim përpara me sulmuesit tanë, që i kemi të shpejtë. Të vjen keq, pasi kemi rikuperuar shumë pikë. Europa varet nga ne, pasi të hënën luajmë një ndeshje direkt me Laçin”.

“Danso? E çuam tek U21, pasi donte formacionin me çdo kush dhe nuk vinte në grumbullim. E kam marrë në skuadër pa folur me presidentin dhe i thashë që të vijë nëse do të presë shansin e tij, nëse ka ndryshuar mendim. E pa që nuk kishim inat me të, e aktivizuam me Kastriotin dhe Vllazninë.

U paraqit mirë dhe i kisha thënë që gjithë inatin që kishte me mua ta shfaqte në fushë. Në fund luajti mirë. Ai është pjesë e skuadrës, me paraqitjen e sotme e meriton formacionin. Nuk ka trajner që pranon që një lojtar të thotë dua të luaj në formacion ose iki nga grumbullimi. Ka reaguar, e ka merituar të luajë dhe bravo i qoftë”.

“Asnjë gjuajtje në portë? Të jem i sinqertë e kishim përgatitur ndeshjen që të bënim sulme të shpejta, të tentonim thellësinë. Raste janë të pakta në derbi, nuk i shfrytëzuam ato që krijuam. Kur luan në orën 19:00 dhe rivalët e di si kanë dalë, edhe një barazim pranohej. Në fund madje u irritova, pasi lojtarët shkuan para dhe na vunë në rrezik. Më mirë barazim dhe me 3 pikë diferencë me rivalin, se sa me 4 pikë diferencë”. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!