Shehi kundër PD për listat/ Kreu i LZHK: Mbyllja e listës për Parlamentin, marrëveshje e ulët

schedule15:15 - 24 Korrik, 2024

schedule 15:15 - 24 Korrik, 2024

Dashamir Shehi u risolli këtë të mërkurë firmat opozitarëve, që mes të tjerash kërkonin listë të hapur plotësisht, për zgjedhësit në 2025.

“Deri më tani nuk kanë bërë asnjë lloj ndryshimi.”

PS dhe PD janë drejt fundit të një drafti të përbashkët, që hap listën pjesërisht, por ish-aleati i demokratëve që është distancuar së fundmi prej PD, shprehet i pakënaqur e ka një thirrje për opozitarët në Parlament.

E mira është mos merren fare dhe deputetët e opozitës të mos i votojnë ndryshimet që propozohen. Po e votuan tregon se kanë bërë një marrëveshje por do të jetë një marrëveshje e ulët, më e ulët edhe se ajo përpara 15 vitesh

Kreu i LZHK-së u shpreh kundër dhe formulës më të mundshme për listat, ajo e 1/3  mbyllur, ndërsa pjesa tjetër e hapur që do të rendis fituesit sipas votës preferenciale.

Edhe kjo është një lloj talljeje. sepse 1/3 e listës nuk është  33 për qind dhe përveç PS nuk ka avantazh elekroral, partitë e tjera nuk përfitojnë, përfshirë dhe PD”. të gjithë do të jenën nën shumë apo dëshirën e kryetarit. Kjo i bën dëm të madh shqiptarit

Sipas Shehit ndryshimet t e bëra nuk sjellin asnjë pozitive për opozitën, ndërkohë partitë e vogla më parë kanë kërkuar, përveç listës së hapur,  zvogëlimin e numrit të zonave elektorale, nga 12 në 4 maksimumi, votën e emigrantëve dhe votimin elektronik në të gjithë vendin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!