Shehi: Kjo java përcaktuese për Tiranën, Kastrioti skuadër problematike

schedule11:28 - 7 Maj, 2021

schedule 11:28 - 7 Maj, 2021

Tirana luan nesër finalen e radhës dhe kërkon me patjetër fitoren ndaj Kastriotit për të mbajtur gjallë shpresat e kualifikimit në Kupat e Europës. Para kësaj ndeshje, e cila zhvillohet në “Selman Stermasi” në orën 16:00, foli trajneri i kampionëve në fuqi, Orges Shehi.

“Kemi thënë se çdo skuadër ka objektivat e veta. Kastrioti është kundërshtar që nuk ka marrë pikë në javët e fundit, por të hap probleme sepse edhe ata kanë objektivat e tyre për të arritur. Ne jemi për t’u ngjitur lart, ata janë për t’i shpëtuar fundit të tabelës.

Do të jetë një ndeshje e luftuar nesër. Na ndajnë vetëm 5 javë nga fundit, duhet të jemi të përqendruar, të kujdesshëm dhe të çojmë topin në rrjetë. Kjo javë është shumë përcaktuese për ne, kur marrim gjithë frytet e sezonit. Tirana ka pasur një sezon shumë të ngarkuar sepse ka nisur shumë herët vitin futbollistik.

Rivali më i rëndësishëm? Kastrioti, që luajmë nesër. Nuk është rivali ynë direkt, por rivali i radhës është më i rëndësishmi. Duhet të bëjmë mirë, të shfrytëzojmë rastet sepse futbolli është edhe lojë momenti dhe duhet shfrytëzuar. Rasti i parë që do na jepet, do duhet ta shënojmë sepse na ndihmon për vazhdimësinë e ndeshjes. Nesër nuk do kursejmë asnjë lojtar për derbin.

Kemi edhe mungesa për shkak kartonësh. Do fus lojtarët që janë në gjendjen më të mirë. Nëse herët e tjera nuk e kemi në dorë, mendoj se kemi shanset tona nëse i fitojmë të gjitha ndeshjet. Nëse ndodh kjo, mendoj se do jemi brenda objektivit tonë”, u shpreh Shehi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!