Shehi: Keqardhje ta shoh Skënderbeun kështu, me Bylisin finale

schedule08:40 - 29 Dhjetor, 2020

schedule 08:40 - 29 Dhjetor, 2020

Orges Shehi mund të konsiderohet pa frikë një legjendë te Skënderbeu, pasi ka qenë pjesë e të gjitha sukseseve të verilindorëve, në Superiore dhe në kupat e Europës. Si lojtar fitoi gjithçka me ta dhe më pas edhe nisi për herë të parë karrierën si trajner në Korçë.

Më pas drejtoi edhe Kukësin, kurse tani është pjesë e panelit të emisionit “Pressing” në ABC. Durrsaku, në puntatën e djeshme të emisionit foli edhe për Skënderbeun dhe shprehu keqardhje për faktin që ata po marrin rezultatet të këqija dhe janë një hap larg rënies në Kategorinë e Parë.

“Më vjen keq ta shoh Skënderbeun aty. Kanë skuadër të re dhe nuk pritet shumë. Mund të kishin pasur më shumë pikë. Ndeshja me Bylisin është përcaktuese, pasi do e afronte me rivalin direkt.

Skuadrat e reja e kanë të vështirë të reagojnë kur pësojnë shpejt. Nëse nuk pësojnë bëhet e vështirë me ta për të marrë tre pikët, si me Apoloninë, ashtu edhe me Skënderbeun, që janë ekipe me futbollistë të rinj”, tha Shehi mes të tjerash në emision. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!