Shehi: Jemi ekip teknik, terreni anormal na penalizoi. Kukësi pati fat

schedule16:25 - 13 Shkurt, 2021

schedule 16:25 - 13 Shkurt, 2021

Orges Shehi pësoi humbjen e parë si trajner i Tiranës. Kampionët në fuqi u mposhtën 0-2 në “Selman Stërmasi” nga Kukësi, teksa trajneri i bardhebluve tha këto fjalë pas ndeshjes për Supersport.

Na vjen keq, ndoshta terreni na penalizoi. Ndeshje që u vendos nga episode, ishte me fat Kukësi që i shfrytëzoi rastet. Futëm në lojë lojtarët që ishin të gatshëm. Terreni nuk na lejoi, pasi kemi lojtarë teknikë me topin. U penalizuam. Tentuam me të gjitha mënyrat, por futbolli i tillë është. Duhet të pranojmë verdiktin e fushës.

Lojtarë të tillë përshtaten më mirë normal. Sot ishte terren anormal, kështu që nuk shprehen cilësitë më të mira. U ndëshkuam për një episod që mund të evitohej. Ndryshuam skemë, kaluam në 4-3-3, futëm Muçin nga qendra. Mendonim të mbyllnim hapësirat.

Na vjen keq që u ndëshkuam shpejt, por nuk kemi çfarë bëjmë. Keqardhje e madhe, futbollistët dhanë maksimumin në kushte jo normale. Janë gjëra që ndodhin. Nuk jam nga ata tipa që mund të adresoj.

Bekaj është portieri i Kosovës dhe më i mirë i kampionatit tonë, janë gjëra që ndodhin dhe nuk dua të adresoj asnjë lojtar”, përfundoi trajneri i skuadrës bardheblu. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!