Shehi: Humbje që djeg shumë, dominuam ndeshjen. Unë fajtori kryesor

schedule22:59 - 15 Korrik, 2020

schedule 22:59 - 15 Korrik, 2020

Kukësi shënoi i pari kundër Teutës, por në fund nuk festoi dot kualifikimin. Kështu verilindorët humbasin mundësinë për ta mbrojtur trofeun dhe për t’u përballur sërish me Tiranën në finale. Trajneri Orges Shehi, në lidhjen direkte me emisionin “Gol pas Goli” në Supersport foli për përballjen me durrsakët dhe për tematika të tjera.

ELIMINIMI – “Mendoj se kemi bërë ndeshje të mirë, kemi rrahur veten. Duhet ta menaxhonim më mirë, nuk di çfarë të them, duhet të ishim më të përqendruar, por ky është futbolli. Gjithçka mund të ndodhë”.

GOLAT E PËSUAR – “Nuk bëj moviolë, nuk është kompetenca ime. Një humbje që na djeg. Përgjegjësi i parë jam unë, nuk kanë faj lojtarët. Të gjithë jemi të mërzitur, e kishim kualifikimin në dorë. Ishte ndeshja më e rëndësishme dhe mërzitja është prezente”.

DISFATA – “Na djeg, e çuam ndeshjen aty ku donim. Duhet shumë punë për të rikthyer entuziazmin, ishim në një situatë të mirë. Do të jetë pak e vështirë, por duhet të vazhdojmë të bëjmë mirë në kampionat. Duhet të ishim më të përqendruar, duhet të kishim mbyllur ndeshjen dhe duhet t’i kishim shmangur këto gjërat e vogla”.

MUNGESAT – “Na mungojnë Shkurtaj dhe Obanor, por unë jam optimist nga natyra. Nuk jam qaraman të qaj mungesat, edhe pse janë mungesa të rëndësishme, sidomos ajo e Obanor në mbrojtje. Duhet t’i kishim shmangur ato dy shpërqendrime”.

TRISHTIMI – “Na djeg si humbje, sepse bëmë mirë, ishim dominantë. Do e shoh ndeshjen në qetësi, por mendoj se skuadra bëri mirë. E kishim lojën në zotërim, prandaj të vjen shumë keq. U mundëm nga episode”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!