Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shehi: Fjala titull ka ngarkuar skuadrën, barazimi nuk e kënaq Tiranën

schedule15:20 - 10 Prill, 2021

schedule 15:20 - 10 Prill, 2021

Tirana u ndal në një barazim 0-0 në Korçë me Skënderbeun dhe trajneri Orges Shehi analizoi paraqitjen e skuadrës së tij. Durrsaku, në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport deklaroi: “Nuk jemi të kënaqur me rezultatin, por futbolli i tillë është. Duhet pranuar, por jo në vazhdim”.

“Kemi tentuar të luajmë poshtë, shpejt, vertikal dhe me rrjedhshmëri. Kur luan me skuadra në mbrojtje është e vështirë. Ndoshta duhet të ishim pak më konkretë te rastet që krijuam. Mund të bënim më mirë, por është e vështirë me rivalë që rrinë në mbrojtje”.

“Ndoshta lojtarët u ngarkuan disi më shumë, kur përmendet titulli. Jam i mendimit që ishim më të ngarkuar dhe kjo na bëri konfuz për të mos i zgjidhur mirë rastet që na u paraqitën”, shtoi trajner Shehi në deklaratën e tij pas ndeshjes.

“Gjatë gjithë javës jemi munduar të luajmë nga krahët. Thellësinë e kemi marrë pak, pasi kundërshtari tërhiqet shumë. Në qendër nuk ka rrezikshmëri. Ata ashtu duan, të rikuperojë dhe në nisen në kundërsulm. Kur kalojnë minutat edhe qartësia mungon pak”.

“Nuk më pëlqen të luaj me topa të gjatë dhe krosime. Jam dakord që objektivat janë madhore, por në një ndeshje në orën 13:00 lojtarët karikohen më shumë dhe frenohen. Normalisht në një klub të tillë objektivat janë të tilla”, përfundoi Shehi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!