Shehi: Fitohet edhe duke luajtur dobët, synojmë 67 pikët deri në fund

schedule18:42 - 28 Prill, 2021

schedule 18:42 - 28 Prill, 2021

Tirana nuk zhvilloi një ndeshje pozitive, por ia doli të fitojë 1-0 përballë Vllaznisë. Goli i Bathës solli tre pikë fantastike për bardheblutë, teksa trajneri Orges Shehi pranoi për Supersport se djemtë e tij do të luftojnë për titullin kampion deri në fund.

Fitore që të shijon, pasi rivali jonë ishte 7 pikë mbi ne. Duhet të mësohemi të vuajmë. Nuk ishim në ditën tonë më të mirë, sidomos në pjesën e parë. Rëndësi kanë pikët, fitohet edhe kështu.

Torassa? Pika lidhëse e manovrës tonë, ndikon kur nuk e ke. Bëmë keq në pjesën e parë, repartet ishin të shkëputura, por reaguam në pjesën e dytë. Sigurisht që ndikoi mungesa e Torassës në pjesën e sulmit.

Nuk mund të them që do kishim bërë më mirë nëse do të isha që në fillim, do të futemi në fushë për maksimumin në ndeshjet e radhës, që të arrijmë objektivin e 67 pikëve.

Dy duelet e radhës? Mendoj se më mirë që janë ndeshjet me rivalët direkt, duhet të fitosh me ta. Mendoj se nuk ka ndeshje të lehtë, duke parë edhe ndeshjet e sotme. Ekipet e renditura poshtë të bëjnë dëm në momentin që ul vigjilencën.

Çdo kundërshtar do impenjim dhe vlerësim maksimal, sidomos në fazën mbrojtëse. Nëse pëson, ekipi futet në presion dhe vështirësohet gjithçka. Ndërprerja e ndeshjes? Nuk jam në dijeni të rregullorës, po ambulanca aty ishte.

Shkoi me një lojtar të Vllaznisë. Na ka ndodhur edhe në Shkodër, por atje nuk u ndërpre ndeshja, këtu u ndërpre“, përfundoi trajneri i kampionëve në fuqi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!