Kukësi dhe Tirana nuk shkuan më shumë se barazimi 0-0 mes tyre në takimin e luajtur në “Egnatia Arena”.
Bardheblutë e Orges Shehit vazhdojnë kryesimin në krye të tabelës të qetë, ndërsa pas kësaj ndeshje tekniku i kryeqytetasve theksoi se ndeshja u interpretua mirë, por nuk arritën dot të gjenim rrugën e rrjetës.
“Trajneri i Kukësit më tha jeni shumë të fortë, nuk është e drejtë’. Këtë ndeshje donim ta kishim në ekuilibër, u vendosëm ndryshe edhe për shkak se Xhixha ishte i dëmtuar.
Të jesh gjithë kohën në rritëm, ka të bëjë edhe orari apo ambienti. Ndeshjen e interpretuam mirë, e kontrolluam.
Xhixha dhe Devid kanë cilësi të ndryshme, nuk duam të rrezikojmë. Na duhej Xhixha dhe e futëm vetëm pjesën e dytë për shkak se nuk ishte në 100 përqind.
Totre jo në rritëm? Mbase keni parë vetëm vendosjen tonë, jo të kundërshtarit. Ata kishin katër lojtarë në mesin e fushës. Donim që të mos rrezikonim edhe për shkak të terrenit. I ndërruam edhe pozicionin Totres, e vështirë të jesh i zhdërvjellët kur lojtarët kanë 4 mesfushorë.
Diferenca dhe motivimi -Motivimi është i rëndësishëm, në këtë fazë ndodh. E kemi garën me veten. Kemi edhe 9 ndeshje, nuk kemi pse bëjmë shkencë. Kemi 20 pikë fazën e tretë, sa në dy fazat e para. Janë 27 pikë në lojë, nuk kemi siguruar asgjë. Më pas do fusim elementët e rinj, por jo të prishim ekuilibrat. Nuk duhet të fokusohemi te asnjë tjetër veç vetes.
Loja – Në orar dhe kushte të përshtatshme do ishte ndryshe, disa janë edhe me Ramazan.
Tifozët dhe fushat neutrale – Orari, e ceka pak më parë. Duke luajtur në fusha asnjëanëse nuk na favorizon. Kur jemi jashtë fushe, mirë do jetë të kemi edhe tifozë kundërshtarë. Preferoj një stadium plot”, theksoi Shehi. /f.a/abcnews.al