Shehi e Bici ndajnë një mendim: Në Kupë të luhej me titullarët

schedule23:18 - 2 Nëntor, 2020

schedule 23:18 - 2 Nëntor, 2020

Orges Shehi dhe Vasil Bici, të ftuar në emisionin “Pressing”ABC News, folën për ndeshjet e turit të parë të Kupës së Shqipërisë dhe të dy ishin të mendimit që ekipet e Superiores duhet të aktivizonin formacionet.

“Kupa nuk u mor seriozisht, u futën lojtarë të rinj. Pastaj shiko edhe fushat ku kanë luajtur. Ekipet e kanë pasur mendjen te sfidat e kampionatit të mërkurën. Për mua duhet të kishin aktivizuar formacionin e parë, pasi kanë ndeshje në mesjavë. Disa skuadrave u ka shërbyer bojkoti”, tha Shehi mes të tjerash.

Në ndërhyrje e bëri edhe lezhjani Vasil Bici, ish-trajneri i disa skuadrave në vend dhe tani pjesë e Komitetit Ekzekutiv në FSHF. “Është koncept i gabuar të ruash lojtarët. Lojtarët kanë një vit pa luajtur. E them me metaforë këtë një vit”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!