Kukësi fitoi 1-2 në Fier përballë Apolonisë duelin e parë të çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë dhe Orges Shehi, trajneri i skuadrës verilindore, foli pas ndeshjes për Supersport.
FITORJA – “Mund ta zgjidhnim më mirë, mund të shënonim golin e dytë, kemi krijuar volum loje. Na kënaq fitorja, edhe pse shkonte drejt barazimit, por e merituan fitoren”.
ELOZHET – “Jam i kënaqur me Domin, është djalë i ri që më ka bërë përshtypje që në fillim.. Ishte ndeshja e tij e parë. Jam i kënaqur edhe me Krasniqin”.
GOLAT – “Është një aspekt që duhet ta finalizojmë. Do të përmirësohemi me kalimin e kohës. E zgjidhëm mirë me Partizanin, por i marrim lehtë këta kundërshtarët e tjerë. Javën e parë rrezikuam të humbitnim pikët. Duhet të jemi më të egër, më të “poshtër” në kuptimin e mirë të fjalës. Duhet të finalizojmë përpara portës”. /abcnews.al

