Orges Shehi, pas barazimit të Tiranës ndaj Kastriotit me rezultatin 0-0, tha në Oversport”: “Në pjesën e dytë duhej të bënim më mirë, se po tentonim nga krahët. Gjithsesi zona e tyre ishte e mbuluar. Mendoj se nuk ka llogari duke parë kalendarin, llogari është ndeshja e radhës. Nga katër ndeshje, 3 i kemi pasur jo në fushën tonë.
Duke pasur parasysh kualitetin, ne kërkojmë të përmirësohemi me top në tokë, fusha na penalizon pak. Të mos harrojmë që jemi skuadër 50% e re. Mesfusha ishte e ndryshme nga e vitit të kaluar. Pra një skuadër e ndërtuar në ditët e fundit sigurisht ka vështirësi. Ekipi po prodhon, por duhet të jemi më të egër te zona dhe të mendojmë këtë rast si të jetë i fundit”.
“Fati është prezent kudo, edhe në futboll. Unë shpresoj të mos ia lëmë fatit, të bëjmë më të mirën. Kemi vështirësi në finalizim se nuk e kemi një sulmues të mirëfilltë në organikë. Duke parë këtë kontingjent lojtarësh, mendoj se nuk mund të rrimë mbrapa.
E para sepse lojtarët që janë ofensivë bëhen shumë nervozë nëse nuk bien në kontakt me topin dhe kërkohet të mos rrimë poshtë, se kundërsulmin nuk e kemi të fortë. Ata që kishim vjet, ishin të vështirë për kundërshtarët”, tha Shehi. / abcnews.al