Tirana ka një betejë të vërtetë nesër në Kamzë, ku përballet me Kastriotin në javën e 23-të të Kategorisë Superiore. Para kësaj sfide në konferencë për mediet doli trajneri i bardhebluve, Orges Shehi, i cili u shpreh:
“Kalendari javë pas javë na përball me skuadrave që janë brenda objektivave. Me Kastriotin është ndeshje e vështirë dhe shumë e rëndësishme për ne. Grupi po plotësohet dalëngadalë, disa lojtarë nuk janë në maksimumin e vet, por e rëndësishme është se janë në gjirin e skuadrës.
Çdo skuadër ka mënyrën e vet të lojës. Është skuadër që ka shpirt luaftarak dhe në të njëjtën mënyrë do i përgjigjemi. Nuk kemi bërë tre fitore radhazi, është mundësia tani. Do futemi për t’i marrë maksimumin kësaj ndeshje.
Kampionati i tillë është, mund të kemi edhe mungesa në derbi, por fokusi do jetë te ndeshja e nesërme. Najdovski? E thashë edhe më parë, disa lojtarë nuk janë në formën më të mirë të tyre, por nesër do vendosim se cilët do jenë nga minuta e parë”, u shpreh Shehi. /abcnews.al