Tirana pas fitores kundër Kastriotit në javën e 12-të të Abissnet Superiores, ditën e sotme do të fillojë me stërvitjen për ndeshjen e radhës, që do jetë kundër Laçit në javën e 13-të të kampionatit.
Trajneri Orges Shehi ka marrë lajme të mira nga infermieria pasi janë rikuperuar Redon Xhixha dhe Najdovski.
Sulmuesi nuk luan prej disa ndeshjesh, por trajneri Shehi ka besim se ndaj kurbinasve do të ketë edhe shërbimet e tij, ndërsa Najdovski është rikuperuar dhe në ditën e hënë që luhet edhe ndeshja do jetë jetë gati për teknikun e bardh e bluve. /f.a/abcnews.al