Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shefja e UNMIK-ut në Këshill të Sigurimit: Marrëveshja Kosovë-Serbi të zbatohet

schedule17:01 - 27 Prill, 2023

schedule 17:01 - 27 Prill, 2023

Shefja e UNMIK-ut në Kosovë, Caroline Ziadeh, ka kërkuar zbatimin e marrëveshjes bazë Kosovë-Serbi të arritur gjatë këtij viti.

Në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku po mbahet seanca për Kosovën, Ziadeh tha se marrëveshja e 27 shkurtit në Bruksel dhe pajtueshmëria për aneksin e zbatimit të saj më 18 mars në Ohër duhet të reflektojnë me udhëheqje dhe veprime të guximshme që të normalizohen raportet  ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Pa një mekanizëm për bisedime të vazhdueshme situata mund të rëndohet akoma më shumë në Kosovë me pasoja edhe për stabilitetin në rajon. Prandaj një vëmendje dhe fokus i vazhdueshëm tek parimet e pohuar në mënyrë të përbashkët më 27 shkurt në Bruksel dhe të cilat janë shtjelluar më tutje më 18 mars në Ohër duhet të përputhen me veprime të guximshme lidershipi. Zotimet specifike janë bërë nga dy palët lidhur me rrugëtimin për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Duhet të ndërmerren hapa të menjëhershme për krijimin e vullnetit të mirë në teren, kjo është e rëndësishme që të shtohet besimi sa i përket normalizimit dhe përmirësimit të gjendjes në teren”, tha ajo.

Duke raportuar në Këshillin e Sigurisë, ajo përmendi edhe mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat veriore, derisa tha se pret që në takimin e radhës të nivelit të lartë të dialogut më 2 maj në Bruksel të nënshkruhet deklarata për të pagjeturit dhe të fillohet diskutimi për formimin e Asociacionit.

Në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në seancën për Kosovën do të marrë fjalën edhe kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla./KosovaPress

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!