Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shefja e shërbimeve sekrete britanike: Rusia përbën kërcënim akut

schedule08:51 - 15 Dhjetor, 2025

schedule 08:51 - 15 Dhjetor, 2025

Shefja e re e MI6, Blaise Metreweli, do të paralajmërojë për “kërcënimin akut që paraqet Rusia” kur të mbajë fjalimin e saj të parë publik.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, ajo do të nxjerrë në pah të ashtuquajturën luftë hibride, e cila përfshin incidente të tilla si sulmet kibernetike dhe dronët që dyshohet se janë lëshuar pranë infrastrukturës kritike nga përfaqësuesit rusë.

Siç theksohet më tej, Metreweli do ta përshkruajë këtë si “një kërcënim akut që paraqet një Rusi agresive, ekspansioniste dhe revizioniste”.

Duke iu referuar luftës në Ukrainë, ajo do të këmbëngulë që Britania do të vazhdojë të ushtrojë presion mbi presidentin Vladimir Putin në emër të Ukrainës.

Metreweli, e cila mori detyrën si drejtuese e Shërbimit Sekret të Inteligjencës në vjeshtë, është gruaja e parë që drejton agjencinë britanike të spiunazhit jashtë shtetit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!