Procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare në Kosovë vijon normalisht që prej orës 7 të mëngjesit të sotëm dhe pritet të përmbyllet rreth orës 19.
Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ka vizituar një vendvotim në Vushtrri.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në “X”, ku tha se vizita u bë për të kuptuar më mirë zhvillimin e zgjedhjeve.
“BE-ja është vendosur për të vëzhguar të gjitha aspektet e këtij procesi. Qytetarët e Kosovës duhet të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës dhe të shprehin lirisht zgjedhjen e tyre”, ka shkruar Orav.
Ndërkohë rreth 2.1 milionë qytetarë kanë të drejtën e votës, përfshirë këtu votën e diasporës dhe votën e banorëve të Kosovës.
/ abcnews.al