Shefi i ushtrisë izraelite pranon dështimin: Nuk arritëm të ndalonim sulmin e Hamasit

schedule18:17 - 12 Tetor, 2023

schedule 18:17 - 12 Tetor, 2023

Pesë ditë pas sulmit të Hamasit në territorin jugor të Izraelit, kreu i forcave të armatosura, Herji Halevi, pranoi se ushtria e vendit kishte dështuar në ndalimin e infiltrimit të Hamasit.

Në deklaratën e tij të parë publike që nga fillimi i luftës, Halevi deklaroi se “IDF [forcat e armatosura izraelite] është përgjegjëse për sigurinë e vendit dhe qytetarëve të tij, dhe të shtunën në mëngjes në zonën përreth Rripit të Gazës, ata nuk e bënë “punën ashtu siç duhej”. Ne do të hetojmë, por tani është koha për luftë.

Ai shtoi, siç raportohet nga Times of Israel, se Izraeli do të bëjë gjithçka që mundet për të liruar pengjet e mbajtura nga Hamasi dhe grupet e tjera. “Ne po vrasim shumë terroristë, shumë komandantë, po shkatërrojmë infrastrukturën terroriste që mbështeti këtë krim të tmerrshëm, brutal,” tha ai.

Gaza nuk do të jetë e njëjtë, theksoi ai.

Rreth 200 izraelitë dhe shtetas të huaj po mbahen rob nga Hamasi në Rripin e Gazës.

Halevi tha gjithashtu se “Jemi pesë ditë pas një incidenti vrasës, brutal dhe të papritur. Sulmi i terroristëve të Hamasit ndaj fëmijëve tanë, grave dhe njerëzve tanë, është kafshërore dhe çnjerëzore. IDF po lufton terroristët e pamëshirshëm që kryen akte dhune të paimagjinueshme”.

Ai i përshkroi njerëzit e Hamasit që kryen këtë sulm si “të vdekur”.

“Yahia Sinwar, guvernatori i Rripit të Gazës, mbështeti këtë sulm të tmerrshëm, dhe kështu ai dhe i gjithë sistemi nën të janë të vdekur. Ne do t’i sulmojmë dhe do të çmontojmë sistemin e tyre”, tha ai.

Sa i përket sulmit dhe mënyrës sesi Hamasi e kreu atë, Halevi tha se do të vijë koha për të hetuar se si arriti ta kryente sulmin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!