Shefi i ushtrisë amerikane: Duam ta shohim Rusinë të dërrmuar

schedule11:50 - 25 Prill, 2022

schedule 11:50 - 25 Prill, 2022

Rusia po i shkakton mjaft probleme ekonomisë dhe ushtrisë së saj me luftën në Ukrainë, aq sa ka ekspertë që theksojnë se ky është edhe fundi i “Perandorisë Ruse”.

Ndërkohë, shefi i Pentagonit, Lloyd Austin tha të hënën se SHBA-ja dëshiron që “të shohë Rusinë të dobësuar deri në atë masë sa nuk mund të ripërsërisë një pushtim si ai i Ukrainës”.

Sekretari amerikan i mbrojtjes tha gjithashtu gjatë konferencës për shtyp se ai beson se Ukraina mund të fitojë me mbështetjen e duhur.

Komentet e tij pasojnë një udhëtim në Kiev të dielën së bashku me Sekretarin e Shtetit të SHBA Antony Blinken, ku të dy u takuan me Presidentin e Ukrainës Zelensky.

Gjatë udhëtimit të tyre, ata njoftuan se diplomatët amerikanë do të fillonin të kthehen gradualisht në Ukrainë dhe se SHBA i kishte ofruar Ukrainës 700 milionë dollarë ndihmë ushtarake shtesë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!