Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP) dhe shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin, ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar në veri të Kosovës për shkak të vendimit të Kosovës për targat.
Tani ka bërë thirrje Kosovës e Serbisë që të ulin tensionet dhe të demonstrojnë udhëheqësi të përgjegjshme.
Tanin ka thënë se veprimet e njëanshme bartin rrezikun e përshkallëzimit dhe se duhet të shmangen në interesin e paqes, sigurisë dhe sigurisë së popullsive.
“Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefi i UNMIK -ut Zahir Tanin vë në dukje ngërçin e vazhdueshëm mbi zbatimin e masave në targa dhe bashkohet me partnerët ndërkombëtarë në nxitjen e të gjitha palëve për të adresuar çështjet përmes mekanizmave të vendosur të dialogut, në mbështetje të lëvizjes së lirë të personave dhe mallrave dhe në interes të popullatave. PSSP Tanin u përkujton palëve se veprimet e njëanshme bartin rrezikun e përshkallëzimit dhe duhen të shmangen në interesin e paqes, sigurisë dhe sigurisë së popullsive. Ju bëj thirrje të gjitha palëve të demonstrojnë udhëheqësi të përgjegjshme dhe të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të shmangur tensionet përmes procesit të dialogut politik,” thuhet në komunikatë.
Ndërkohë prej 4 ditësh Kosova ka vendosur masën e reciprocitetit për targat e automjeteve që vijnë nga Serbia. Ndërkohë dy pikëkalimet kufitare Jarinjë dhe Bërnjak janë bllokuar që tri ditë nga serbët lokal./abcnews.al