Shefi i Shërbimit Zjarrfikës: Zjarret në Kukës të qëllimshme

schedule14:28 - 5 Gusht, 2021

schedule 14:28 - 5 Gusht, 2021

Gjatë ditëve të fundit janë shënuar disa vatra zjarri edhe në Kukës. Sipas Shefit të Shërbimit Zjarrfikës të Bashkisë Kukës Gafurr Rexha, për shuarjen e zjarreve tashmë të izoluara janë angazhuar punonjës zjarrfikës dhe banorë të zonave të prekura.

“Kemi pasur disa vatra zjarri kryesisht në zonat pyjore. Ka qenë një vatër zjarri në Bjeshkët dhe stanet e Shtishit. Është bërë neutralizimi nga banorët e fshatit. Edhe në Shishtavec. Në Mamëz kanë qenë dy vatra ku ka ndërhyrë shërbimi zjarrfikëse”, thotë Rexha.

Rexha thotë se rritja e temperaturave dhe papërgjegjshmëria e qytetarëve krijojnë situata të tilla, prandaj duhet treguar shumë kujdes në këtë pikë të sezonit për sa i përket zjarreve të cilat sipas shefit të shërbimit zjarrfikës janë të qëllimshme.

“Zjarret kanë qenë të qëllimshme. I bëj apel të gjithëve që ata që vërejnë një vatër zjarri të telefonojnë. Çdo zjarrvënie do të ndëshkohet. Policia është në gatishmërinë më të lartë të mundshme”, shprehet ai. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!