Shefi i politikës së jashtme të BE-së: “Veprimet e paligjshme të Rusisë nuk do të mbeten pa u ndëshkuar”

schedule04:04 - 22 Shkurt, 2022

schedule 04:04 - 22 Shkurt, 2022

Ministri i Jashtëm i Ukrainës tha se ka folur me shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, pasi presidenti rus Vladimir Putin njohu dy rajonet e mbështetura nga Moska si të pavarura.

Një postim në Twitter nga llogaria e verifikuar e ministrit të Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha: “Kisha një telefonatë me @JosepBorrellF. Ne ndajmë të njëjtin vlerësim për vendimin e paligjshëm të Rusisë. Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë më siguroi se përgjigja e BE-së do të jetë e vendosur dhe e bashkuar”. Të hënën, Borrell i kërkoi Putinit të mos njohë rajonet pro-Moskës të Donbasit raporton “CNN”.

Pas njoftimit të Putinit, Borrell shkroi në Twitter: “Dekretet e Presidentit Putin që urdhëron një të ashtuquajtur mision paqeruajtës në të ashtuquajturat republika popullore Donetsk dhe Luhansk është një tjetër agresion i drejtpërdrejtë kundër Ukrainës, një shkelje e integritetit territorial dhe sovranitetit të saj”.

Ai shtoi, “Ne jemi të lidhur me partnerët tanë transatlantikë. Veprimet e paligjshme të Rusisë nuk do të mbeten pa u ndëshkuar”.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!