Shefi i politikës së jashtme të BE-së anulon udhëtimin e tij në Izrael, zbulohet shkaku

schedule15:12 - 12 Shtator, 2024

schedule 15:12 - 12 Shtator, 2024

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, anuloi vizitën e tij të planifikuar në Izrael.

Borrell është aktualisht në një turne rajonal që e çoi atë në Egjipt dhe Liban për bisedime mbi tensionet aktuale rajonale mbi luftën e vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës. Thuhet se Borrell vendosi të anulojë vizitën e tij në Izrael pasi ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz refuzoi ta lejonte atë, raportoi e media izraelite Yedioth Ahronoth.

Borrell njoftoi planet e tij për të vizituar Izraelin më 14-15 shtator, por Tel Avivi i kërkoi që të shtyjë vizitën për në fund të tetorit, e cila do të vinte pas përfundimit të mandatit të tij në Bruksel.

Borrell ka qenë nën kritikat izraelite për thirrjen e tij për vendosjen e sanksioneve ndaj ministrit të Sigurisë Kombëtare të ekstremit të djathtë Itamar Ben-Gvir dhe ministrit të Financave Bezalel Smotrich për mesazhet e tyre të urrejtjes kundër palestinezëve.

Diplomati evropian shprehu zemërimin e tij të enjten për sulmet ajrore izraelite në një shkollë të OKB-së që la të paktën 18 njerëz të vdekur në kampin e refugjatëve Nuseirat në Rripin qendror të Gazës një ditë më parë.

/abcnews.al