Lufta në Ukrainë duhet ta nxisë botën që të përshpejtojë kalimin në energji të rinovueshme. Kjo është deklarata që ka bërë ditën e sotme Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres. Mesazhi i tij vjen ndërsa OKB ka publikuar vlerësimin e saj “më të zymtë” ndonjëherë se si ndryshimi i klimës po ndikon në botë.
“Lëndët djegëse fosile janë një rrugë pa krye”, tha Guterres.
Shefi i OKB-së tha se konflikti në Ukrainë tregon se mbështetja e vazhdueshme në lëndët djegëse fosile “e bën ekonominë globale dhe sigurinë energjetike të cenueshme ndaj goditjeve dhe krizave gjeopolitike”.
Ai shtoi se një “tranzicion i shpejtë dhe i mirë-menaxhuar drejt burimeve të rinovueshme” është e vetmja rrugë drejt sigurisë së energjisë dhe vendeve të gjelbra që i duhen botës.
Një e katërta e importeve të naftës së Bashkimit Evropian vjen nga Rusia, së bashku me pothuajse gjysmën e gazit të saj.
“Paniku që veprimet e Putinit shkaktuan në tregjet e energjisë vetëm sa ka rritur fitimet që Rusia bën duke rritur çmimin që ne të gjithë paguajmë për energjinë – që është një arsye që tashmë po shohim një orientim dramatik drejt furnizimeve alternative.” /abcnews.al/