Shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut, Volker Türk tha të enjten se krimet e luftës janë kryer nga të gjitha palët në konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit.
Türk bëri thirrje që ato të hetohen dhe përgjegjësit të mbahen përgjegjës, shkruan The Guardian.
“Shkelje të qarta të të drejtave ndërkombëtare të njeriut dhe ligjeve humanitare, duke përfshirë krimet e luftës dhe ndoshta krime të tjera sipas ligjit ndërkombëtar, janë kryer nga të gjitha palët,” i tha Turk këshillit të OKB-së për të drejtat e njeriut në Gjenevë .
“Është koha – koha e kaluar – për paqe, hetim dhe llogaridhënie”, shtoi ai./abcnews.al