Shefi i OKB-së apel për “armëpushim humanitar” në Ukrainë

schedule07:39 - 29 Mars, 2022

schedule 07:39 - 29 Mars, 2022

Shefi i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres këtë të martë e ka nisur me një iniciativë për të eksploruar marrëveshjet për “një armëpushim humanitar në Ukrainë”.

Guterres në deklaratën e tij ka kërkuar kreut të operacioneve humanitare të OKB-së në mbarë botën, Martin Griffiths, të shqyrtonte mundësinë e një armëpushimi, duke u thënë gazetarëve se ai mendonte se ky është momenti që Kombet e Bashkuara të marrin iniciativën.

Ndërkohë një natë më parë, ministri i jashtëm i Ukrainës tha se një armëpushim ishte ambicia e tij maksimale në bisedimet e ardhshme të paqes me Rusinë, por se presidenti Zelenskyy kishte vendosur vija të qarta të kuqe.

Bisedimet midis Ukrainës dhe Rusisë do të fillojnë sërish në Turqi gjatë ditës së sotme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!