Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të vizitojë këtë të hënë Kosovën. Sipas njoftimit të NATO-s, Stoltenberg do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.
Ai do të vizitojë edhe Kampin e KFOR-it “Nothing Hill”, ku do të takohet me komandantin e KFOR-it. Stoltenberg do të takohet edhe me drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, gjeneral brigade Ralf Peter Hammerstein.
Të martën, më 21 nëntor, sekretari i përgjithshëm do të jetë në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut. Ndërsa të mërkurën, ai do të marrë pjesë në një takim me liderët aleatë nga rajoni, ku janë ftuar të marrin pjesë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiç dhe kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob.