Shefi i NATO-s paralajmëron Kinën që të mos furnizojë Rusinë me armë

schedule16:44 - 21 Mars, 2023

schedule 16:44 - 21 Mars, 2023

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg paralajmëroi Kinën kundër furnizimit me armë për Rusinë, ndërsa liderët e të dy vendeve vazhdojnë bisedimet në Moskë.

“Ne nuk kemi parë asnjë provë që Kina po i dërgon Rusisë armë vdekjeprurëse, por kemi parë disa shenja se kjo ka qenë një kërkesë nga Rusia dhe se kjo është një çështje që konsiderohet në Pekin nga autoritetet kineze”, tha Stoltenberg për gazetarët në Bruksel.

“Kina nuk duhet të ofrojë ndihmë vdekjeprurëse për Rusinë që do të ishte për të mbështetur një luftë të paligjshme”, shtoi ai. /abcnews.al