Shefi i NATO-s: Kina duhet të ndalojë së kërcënuari Tajvanin

schedule03:22 - 1 Korrik, 2022

schedule 03:22 - 1 Korrik, 2022

Ndonëse fokusi i Samitit të NATO-s ka qenë situata në Ukrainë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka folur edhe për Kinën.

Për herë të parë aleanca e mbrojtjes ka vendosur të flasë për ato që ajo e ka quajtur “sfidat që Pekini paraqet për sigurinë, interesat dhe vlerat perëndimore”.

Komentet e NATO-s për Kinën vijnë pasi prania ushtarake e Kinës është rritur në skenën botërore.

Për këtë shefi i NATO-s theksoi se Tajvani nuk është anëtar i NATO-s

Stoltenberg i bëri komentet gjatë një interviste me Frank Gardner të BBC-së, ku Stoltenberg diskutoi gjithashtu Kinën dhe zhvillimin e raketave hipersonike të Rusisë. Stoltenberg tha për BBC se Kina duhet të ndalojë së kërcënuari Tajvanin.

Kohët e fundit Kina ka lancuar aeroplanmbajtësin e tij të tretë dhe më modern, duke iu bashkuar një grupi shumë të vogël kombesh që janë të aftë të vendosin në terren këto lloj mjetesh.

Tajvani, një ishull në Detin e Kinës Lindore shihet nga Kina si pjesë integrale e territorit të saj.

Në vitet e fundit, zyrtarët e Pekinit kanë kërcënuar me veprime ushtarake nëse bëhen përpjekje për pavarësi./abcnews.al/